SHQIPËRI- Pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore. Por ndryshe nga këto ditë, një lajm i mirë vjen për festat e fundvitit.

Meteorologu Akil Osmani, nga Meteoalb, tha për ABC News se moti do jetë i qëndrueshëm dhe pa reshje.

Ai theksoi se gjatë festave do ketë rënie temperaturash. Sipas tij, termometri do të shënojë vlerat minimale në zonat malore në -5 deri – 6 gradë dhe maksimalja në 14 gradë Celsius

“Në fakt për festat e fundvitit sinjalet janë që të kemi mot të qëndrueshëm, por temperaturat e ajrit do jenë mjaft të ulëta. Vlerat minimale do zbresin në -5 deri -6 gradë Celsius dhe maksimalja nga 13-14 gradë Celsius”, tha ai./abcnews.al