Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEMoti i keq vështirëson qarkullimin e mjeteve

Moti i keq vështirëson qarkullimin e mjeteve

Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu dhe bore ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore, por më problematike situata paraqitet në veri dhe juglindje të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Sipas ARRSH-së tashmë kanë nisur reshjet e borës në Dardhë, në Llogora, në Krujë-Sarisalltik, në Urën e Zapodit, Shishtavec në lartësi mbi 700 m, ku është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës. ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë, dhe respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments