Moti i keq: Mjekët dhe infermierët në shërbim të qytetarëve

0
0

Ndërsa i gjithë vendi është përfshirë nga temperaturat e ulëta Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron se do të ofrohet shërbimi shëndetësor për çdo qytetar, në çdo skaj të vendit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau foto të ekipeve mjekësore në terren. Ekipet mjekësore kanë ofruar shërbim për qytetarët edhe pranë banesave. “Mjekët dhe infermierët tanë kudo në Shqipëri janë në shërbim të qytetarëve në këto ditë kur i gjithë vendi është përfshirë nga moti i acartë”, u shpreh Koçiu.