Ministri rus i mbrojtjes ka urdhëruar zyrtarët që të përgatisin një “përgjigje” ndaj fluturimeve me dron të SHBA-së mbi Detin e Zi, thuhet në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes ruse, shkruan AP. Sipas ministrisë, ”Moska mund të ndërmarrë veprime të forta për të zmbrapsur avionët amerikanë të zbulimit”. Ministria ruse e Mbrojtjes vuri në dukje një “intensitet të shtuar” të kohëve të fundit të dronëve amerikanë mbi Detin e Zi, duke thënë se ata “po kryejnë operacione spiunazhi”. “Kjo demonstron përfshirjen në rritje të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të NATO-s në konfliktin në Ukrainë në anën e regjimit të Kievit”, tha ministria në një deklaratë. Ministria tha se ministri i Mbrojtjes Andrei Belousov udhëzoi Shtabin e Përgjithshëm të “bëjë propozime për masat e reagimit operacional ndaj provokimeve”. Uashingtoni dhe Moska tashmë janë përplasur për këtë çështje. Në mars të vitit 2023, një avion luftarak rus Su-27 dëmtoi një dron amerikan MQ-9 Reaper, duke bërë që ai të rrëzohej në Detin e Zi. Ishte përplasja e parë e drejtpërdrejtë midis forcave ruse dhe amerikane që nga Lufta e Ftohtë