Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMoral tepër i ulët në radhët e trupave ruse

Moral tepër i ulët në radhët e trupave ruse

Gjykatat ruse po dënojnë një numër në rritje ushtarësh për dezertim, gjë që tregon se morali midis ushtarëve është i ulët, sipas vlerësimit të fundit nga Ministria britanike e Mbrojtjes. ”Refuzimi për të luftuar ka të ngjarë të reflektojë mungesën e trajnimit, motivimit dhe situatave të larta stresuese me të cilat përballen forcat ruse përgjatë gjithë vijës së frontit ukrainas”, tha ministria. Analiza iu referua një raporti nga website-i i pavarur rus “Mediazona” më 18 korrik duke thënë se rreth 100 ushtarë janë dënuar për refuzimin e respektimit të urdhrave çdo javë. “Shkalla e lartë e dënimeve tregon gjendjen e keqe të moralit në ushtrinë ruse dhe hezitimin e disa elementëve për të luftuar”, thuhet në analizë. Kjo ka pak efekt në shifra pasi Rusia po kompenson humbjet e larta duke dërguar një masë ushtarësh të trajnuar dobët në front. Që nga mobilizimi i pjesshëm i Rusisë në shtator 2022, Rusia ka përshtatur qasjen e saj ndaj luftës duke përdorur masën e madhe për operacione sulmuese dhe mbrojtëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments