Në “gjykimin vlerësues” më të fundit të saj, publikuar në 07 Prill 2023, Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kredibilitetit (credit rating agency) Moddy’s ri-konfirmon vlerësimin aktual të Shqipërisë, “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”. Stabiliteti makroekonomik u ruajt gjatë tre goditjeve të mëdha që goditën ekonominë shqiptare në vitet e fundit, konkretisht tërmeti në fund të vitit 2019, pandemia e koronavirusit që e shtyu ekonominë shqiptare në recesion në vitin 2020 dhe kriza evropiane energjetike që filloi në 2022, e shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Agjencia vlerëson se, ekonomia e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë rezistente në periudhën 2023-2024. Për më tepër, agjencia vlerëson procesin e anëtarësimit në BE si ankora kryesore e jashtme për një zbatim të mëtejshëm gradual të reformave strukturore ekonomike dhe institucionale. atsh