Sunday, November 24, 2024
HomeMJEDISMonedhat e Trevit

Monedhat e Trevit

Monedhat e vizitorëve çdo ditë mbushin shatërvanin madhështor ”Trevi” të Romës duke u lutur për më shumë dashuri dhe shëndet, sipas Reuters. Në të vërtetë arkëtimet prej tyre ofrojnë ndihmë praktike për njerëzit që turistët nuk do të takojnë kurrë. Prej dhjetëra vitesh, në Romë, vizitorët dynden tek shatërvani për të shprehur një dëshirë duke ndjekur një ritual legjendar, por pak kanë menduar për destinacionin e monedhave të tyre. Sot, monedhat grumbullohen për disa ditë përpara se të ”peshkohen” dhe të dërgohen në divizionin e Romës të organizatës globale të bamirësisë katolike ”Caritas”, e cila i numëron dhe i përdor ato për të financuar ushqime, supë të ngrohtë për të moshuarit dhe projekte të mirëqenies së komunitetit.

Në vitin 2022 ”Caritas” grumbulloi 1,4 milionë euro nga shatërvani dhe pret të mbledhë akoma më shumë në vitin 2024. Roma është një nga qytetet më të vizituara në botë me 21 milionë turistë. Nxjerrja e monedhave është një spektakël dhe përfshin operatorët e kompanisë rajonale ACEA që me ndihmën e fshesave të gjata dhe zorrëve thithëse arrijnë t’i nxjerrin ato.

Më pas monedhat i dorëzohen Caritas-it, ku thahen dhe numërohen. Ditë e natë, turma njerëzish grumbullohen rreth shatërvanit duke pozuar për foto. Legjenda thotë se nëse hidhni një monedhë në shatërvan me dorën e djathtë mbi shpatullën e majtë, do të ktheheni sërish në Romë. Njerëzit me padurim shtojnë dëshirat e tyre personale

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments