Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0.37 lekë dhe këmbehet me 104.33 lekë. Euroja këmbehet me 113.35 lekë ose 0.26 lekë më pak. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u nënçmua me 0.39 lekë dhe këmbehet në kuotën e 128.81 lekëve. Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 113.98 lekë, ose 0.08 lekë më pak se ditën e mërkurë. Banka e Shqipërisë bën të ditur se luhatjet në tregun valutor vendas janë brenda pritshmërive të parashikuara dhe reflektojnë krahas kërkesë ofertës edhe ndryshimet në bursat ndërkombëtare. atsh