Shkencëtari i njohur i inteligjencës artificiale, Yann LeCun ka hedhur dyshime të forta mbi aftësitë e modeleve aktuale si “ChatGPT”, duke deklaruar se ato nuk e kuptojnë realisht botën dhe janë ende larg inteligjencës njerëzore, shkruan BBC.
Duke folur në një konferencë teknologjike në Paris, LeCun tha se sistemet aktuale të IA-së janë shumë të afta në gjuhë, matematikë dhe programim, por dështojnë kur përballen me situata reale dhe fizike.
Sipas tij, modelet e mëdha gjuhësore (LLM), si ato që fuqizojnë “ChatGPT” dhe sisteme të ngjashme, nuk “mendojnë” në kuptimin e vërtetë, por thjesht parashikojnë një tekst, bazuar në të dhëna statistikore. Kjo i bën ato të dobishme në shumë detyra, por të pafuqishme në “kuptimin e botës reale”.





