Sipas raportit të INSTAT-it, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) arriti në 129,6 kundrejt vitit bazë 2021, duke regjistruar një rritje vjetore prej 0,2%.

Industria përpunuese ishte ajo që ndikoi më shumë në këtë rritje, ku çmimet e prodhimit në sektorin e prodhimit të mobiljeve u rritën me 1,5% dhe të çmimet e prodhimit të produkteve farmaceutike me 1,4%.

Ndërkohë, çmimet e prodhimit në disa sektorë regjistruan ulje të çmimeve, si metalurgjia me 0,6% dhe prodhimi i pajisjeve elektrike me 0,5%. Edhe sektori i energjisë shënoi një ulje të lehtë, me 0,4%.

Për tregun vendas, çmimet e prodhimit u rritën me 0,3%, kryesisht për shkak të industrisë përpunuese. Ndërsa për eksport, çmimet e prodhimit ranë pak, me rënien më të madhe tek energjia dhe industria nxjerrëse.