Njeriu është në lëvizje të vazhdueshme dhe rritja globale e transportit ka efekte në mjedis, prandaj është e rëndësishme të dini se cilat janë mjetet që ndotin më shumë ambientin avionët, anijet, trenat, makinat, motoçikletat…Nëse llogarisim ndotjen, avioni është mjeti i transportit që ndot më shumë. Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, një avion lëshon 258 gram CO2 për pasagjer. Imagjinoni se çfarë do të thotë kjo, duke pasur parasysh sa miliona njerëz fluturojnë rreth planetit çdo ditë.Anijet e lundrimit janë gjithashtu ndër mjetet ndotëse të transportit ku llogaritet rreth 245 gram CO2 për milje.Në mënyrë të ngjashme, anijet e mëdha të mallrave ndotin pak a shumë njësoj si një anije pasagjerësh. Një ndotje masive e ambientit vjen nga mjetet motorike që punojnëme lëndë djegëse.Transporti i mallrave në rrugë është shumë i keq për mjedisin, CO2 që lëshon një kamion varet nga ngarkesa, kilometrazhi dhe modeli i kamionit, por në çdo rast, do të ishte rreth 158 gram CO2 për kilometër. Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, makinat lëshojnë 104 gram CO2 në atmosferë për pasagjer për kilometër. Një motoçikletë lëshon 72 gram CO2 për pasagjer për kilometër. Autobusi ndot (mesatarisht) 68 gram CO2 për pasagjer për kilometër. Duke qenë se është një mjet transporti i përbashkët dhe me kapacitet për shumë pasagjerë, është më ekologjik se një furgon apo një makinë. Është e vërtetë që skuterët elektrikë ose autopedat nuk lëshojnë CO2 në atmosferë. Megjithatë, gjurmët e tyre mjedisore shtohen për sa i përket energjisë dhe ndotjes së përfshirë në prodhimin e tyre masiv. Një alternativë e mirë është biçikleta. Është një mjet transporti pa emetime CO2 dhe ndikojnë për mirë edhe në shendetin tonë duke ju mbajtur aktiv. RTSH