Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMjeshtrja japoneze e harpës interpreton himnin shqiptar

Mjeshtrja japoneze e harpës interpreton himnin shqiptar

Një artiste japoneze interpretoi himnin kombëtar të Shqipërisë gjatë “Albanian Day” në Tokio të Japonisë. Kryeministri Edi Rama ndau në një postim në rrjetet sociale, videon me interpretimin e artistes japoneze. “Himnin tonë të luajtur siç nuk e keni dëgjuar kurrë, nga një mjeshtre e harpës gjatë Albanian Day në Tokio”, shkroi Rama. Rama po zhvillon vizitë zyrtare në Tokyo, Japoni deri në 25 shkurt në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni. Kryeministri Rama po zhvillon një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera. Viti 2022 shënoi 100-vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments