Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIMjekët:Kujdes në përdorimin e aparateve të ftohjes

Mjekët:Kujdes në përdorimin e aparateve të ftohjes

Vera e këtij viti ka regjistruar temperatura të larta, e në disa vende kanë thyer rekorde në 50 vitet e fundit. Europa po përballet me temperatura që janë regjistruar deri në 48 gradë. Spanja, Italia, Greqia janë vendet që po vuajnë më shumë të nxehtin. Kësaj vale nuk i ka shpëtuar edhe Shqipëria, ku temperatura e ajrit ka shkuar deri në 45 gradë Celcius në disa zona. Kësaj vale përvëluese të gjithë përpiqen t‘i shpëtojnë në mënyra të ndryshme, duke shkuar me pushime, duke u freskuar me ujë herë pas herë dhe në ambjente të mbyllura, shtëpi, zyrë, apo njësi tregtare duke përdorur ajrin e kondicionuar. Por bashkë me freskinë kondicioneri sjell edhe dëme në shëndetin e njerëzve. Mjekët në Europë dhe jo vetëm apelojnë që qytetarët të përdorin aparatet e klimës në mënyrë që të ruajnë shëndetin, por vënë theksin në mënyrën e përdorimit të këtyre aparateve. Mjekët sugjerojnë që dallimet midis temperaturave të jashtme dhe të brendshme të ajrit në lokale apo shtëpi nuk duhet të jetë më e madhe se shtatë gradë Celsius. Mjekët thonë se i ftohti artificial mund të shkaktojë: dhimbje muskulore, fyti, qafe, bronkite dhe infeksione bakteriale. Por ka dhe raste që njerëzit kalojnë në ftohje. Mjekët sugjerojnë kujdes të shtuar në përdorimin e kondicioneri tgjatë orëve të natës, kur njerëzit janë duke fjetur. Por kondicioneri mund të shkaktojë edhe patologji më të rënda, sidomos te të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë, te të cilët luhatjet e menjëhershme të temperaturave mund të shkaktojnë probleme serioze. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ