Falënderojmë Turqinë që dërgoi dy avionë zjarrfikës dhe një helikopter për të na ndihmuar në luftën tonë kundër zjarreve në pyje. Faleminderit Turqi!, shkroi në Twitter kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, sipas newsbreak.gr. Diplomacia e ashtuquajtur e fatkeqësive mes Greqisë dhe Turqisë po funksionon mirë, pasi dy avionët zjarrfikës dhe një helikopter që u dërguan nga qeveria turke në Greqi për të shuar zjarret në pyje. ”Aeroplanët tanë dhe ekipi ynë prej nëntë anëtarësh u pritën në bazën ajrore ushtarake të Dekelias nga ambasadori ynë, Tsagatai Ertsiges dhe Evangelos Tournas, zëvendësministër i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë”, thuhet në postimin e ambasadës turke. Edhe ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis shprehu “falënderime të ngrohta për fqinjët, në tri gjuhë, greqisht, anglisht dhe turqisht. ”Falënderime të përzemërta Turqisë për dhënien e ndihmës zjarrfikëse në Greqi dhe ndihmën në përballjen e zjarreve të rënda në pyjet e vendit tonë”, tha ai. atsh
Mitsotakis falënderon Erdoganin për ndihmën për shuarjen e zjarreve
RELATED ARTICLES