Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis theksoi se Evropa duhet të zgjohet nga letargjia e saj gjeopolitike dhe ekonomike.

“Kam folur shumë herë për nevojën që Evropa të zgjohet nga letargjia gjeopolitike dhe ekonomike në të cilën, për fat të keq, ndodhet prej disa kohësh. Dhe, për fat të keq, zhvillimet e fundit dhe ky këndvështrim i ndryshëm i gjërave nga Shtetet e Bashkuara na detyron jo vetëm të shohim të vërtetën në sy, por edhe të lëvizim me një shpejtësi shumë të madhe dhe të zbatojmë vendimet që kemi diskutuar prej kohësh”, deklaroi ai.

Mitsotakis mbërriti në Samitin e Selanikut menjëherë pas përfundimit të samitit të liderëve evropianë për Ukrainën, të thirrur nga presidenti francez Emmanuel Macron, në të cilin ai mori pjesë përmes telekonferencës.

Mitsotakis tha se Këshilli i ardhshëm Evropian do të jetë një nga më vendimtarët sepse ”atje do të na kërkohet të ratifikojmë dhe të formulojmë vendime që do të na lejojnë më në fund të përballemi me këto sfida”