Festivali Tradicional i Komedisë në Mitrovicë, filloi edicionin e tij të 13-të. Duke filluar nga mbrëmë, Festivali Tradicional i Komedisë “Mittrixfest” nisi aktivitetet të cilat do të vazhdojnë edhe për 6 ditë të tjera, duke bërë që Mitrovica të frymojë me art dhe kulturë. Në programin e këtij edicioni janë 6 shfaqje, komedi te cilat janë në garë për çmimet e jurisë profesionale; Ekspozitë pikture nga fëmijët me autizëm; 5 vizita turistike – promovim i qytetit dhe i trashëgimisë kulturore; 5 punëtori nga njohës të fushës së teatrit; 7 mbrëmje muzikore. Një nga mbështetësit kryesorë të këtij edicioni të Festivalit Tradicional të Komedisë është Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e cila u bëri thirrje artdashësve të mos humbasin këto aktivitete, në Muzeun e Mitrovicës.