Mitrovica International Jazz Days, nisi edicionin e tij të parë si festival me përmasa ndërkombëtare. Për të parë nga afër përgatitjet dhe për ta përgëzuar për përkushtimin e saj ndaj rikthimit të kësaj tradite në Mitrovicë, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku takoi këngëtaren Rona Nishliu, themeluese e festivalit. Richard Bonna, dyshja Michael League dhe Bill Laurance, Ansambli Ganna, Elina Duni, MIJD Big Band – orkestra rezidente e festivalit, e përbërë nga muzikantë të njohur dhe artistë të rinj të talentuar nga Kosova dhe Ballkani, janë vetëm disa nga artistët e njohur që do të ngjiten në skenën e vendosur në sheshin “Isa Boletini” të qytetit. Programi i festivalit MIJD, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, vazhdon deri më 2 shtator. Përgjatë këtyre ditëve përveç koncerteve, pjesëmarrësit do të mund të bëhen pjesë e punëtorive të ndryshme dhe të krijojnë momente të paharrueshme.
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on