Venusi rrotullohet jashtëzakonisht ngadalë, duke përfunduar një rrotullim në rreth 243 ditë tokësore.
Ndërkohë, shtresat e larta të atmosferës e përshkojnë planetin në vetëm rreth katër ditë, një fenomen i njohur si super-rrotullim atmosferik.
Për shkak se sipërfaqja e Venusit është e fshehur nën një shtresë të dendur resh, astronomët janë mbështetur prej kohësh te lëvizja e strukturave atmosferike.
Por këto mund të tregojnë shpejtësinë e erërave dhe jo domosdoshmërisht rrotullimin e sipërfaqes.
Studimi i udhëhequr nga Stephen Kane i Universiteti të Kalifornisë, Riverside, sugjeron përdorimin e gjatësi-valëve të ndryshme të dritës, veçanërisht rrezatimit infra të kuq, për të analizuar shtresa të ndryshme të atmosferës dhe për të dalluar qarkullimin atmosferik nga rrotullimi real i planetit.
Kjo ka rëndësi edhe për eksoplanetët, pasi për botët shumë të largëta shkencëtarët shpesh nuk mund të shohin sipërfaqen dhe mbështeten kryesisht te sinjalet atmosferike.
Misioni PLATO i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, që pritet të nisë në mars 2027, mund të identifikojë qindra planetë të ngjashëm me Venusin.
Krahasimi i tyre mund të ndihmojë në kuptimin e lidhjes mes rrotullimit, atmosferës dhe klimës planetare.
Studimi nuk do të thotë se rrotullimi 243-ditor i Venusit është hedhur poshtë.
Ai tregon se lëvizja e atmosferës duhet të ndahet me kujdes nga rrotullimi i vetë planetit.





