Thursday, December 5, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT“Mirënjohje e qytetit” për ekipin e futbollit të viteve ’80 të Flamurtarit

“Mirënjohje e qytetit” për ekipin e futbollit të viteve ’80 të Flamurtarit

Kryebashkiaku Ermal Dredha, i pranishëm në këtë ceremoni u shpreh se, “mbase kurrë nuk mund t’i shpërblejmë siç duhet gëzimet e mëdha që i ka dhënë Vlorës, Flamurtari i madh i futbollit të çdo kohe, veçanërisht në vitet ’80-’90, por në zemrat e vlonjatëve ai mbetet i pazëvendësueshëm”. Dredha falënderoi trajnerët e shkëlqyer: Agron Sulo, Nako Saraçi, Skënder Ibrahimi, Leonidha Çurri. Ai gjithashtu falënderoi legjendat: Kreshnik Çipi, Rrapo Taho, Sokol Kushta, Petro Ruci, Vasil Ruci, Agim Bubeqi, Alfred Zijai, Eqerem Memushi, Bujar Braho, Pano Xhaho, Latif Gjondeda, Alfred Ferko, Vasil Ziu, Anest Arapi, Anesti Vito, Roland Iliadhi, pasardhës të denjë të të madhit Mexhit Haxhiu.

“Faleminderit, sepse na bëtë krenarë, sepse na dhatë shpresë në kohë të vështira për qytetin, faleminderit që krijuat shembuj frymëzimi për brezat”, u shpreh Dredha. Në ceremoni mori pjesë edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe Sekretari i Përgjithshëm Gerti Shima, “Nuk ka më bukur për Vlorën që rrugëtimin e saj si Qyteti Europian i Sportit, ta nisë duke nderuar legjendat e veta, ata që gjunjëzuan ekipet më të mira të Europës, si Barcelona apo Partizani i Beogradit dhe dominuan futbollin me lojërat dhe klasin e tyre të papërsëritshëm”, u shpreh Ylli. “Figura të tilla, janë krenaria e Vlorës dhe e gjithë Shqipërisë, e duhet të jenë edhe frymëzim për brezat e rinj. Nderime pafund për këto Legjenda dhe urimet më të mira për Vlorën, si qyteti Europian i Sportit”, tha presidenti Fidel Ylli në fjalën e tij përshëndetëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular