Këshilli i Ministrave me propozim të ministres së Kulturës miratoi sot funksionimin dhe mënyrën e organizimit të Qendrës Rajonale për Konservim dhe Restaurim (QRKR) pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Sipas vendimit, misioni i QRKR-së është formimi dhe përditësimi i njohurive të restauratorëve dhe të subjekteve të licencuara, sipas legjislacionit për trashëgiminë kulturore, hartimi dhe zbatimi i programeve të kualifikimit të specialistëve në fushën e trashëgimisë kulturore materiale. QRKR-ja e shtrin veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në ofrimin e programeve, trajnimeve, seminareve, kurseve të formimit profesional në fushën e trashëgimisë kulturore; ofrimin e programeve të formimit fillestar fizikisht ose nëpërmjet platformave digjitale, paketës e-learning; hartimin dhe zbatimin e programeve të kualifikimit në fushën e trashëgimisë kulturore materiale; administrimin e procesit të marrjes së krediteve për përfitimin e licencave profesionale në fushën e trashëgimisë kulturore; rritjen e ndërgjegjësimit të publikut lidhur me trashëgiminë kulturore, teknikat e konservimit, restaurimit, si dhe menaxhimit të pasurive kulturore materiale. Në buxhetin e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në pjesën për “shpenzime korrente”, miratohet një fond i veçantë buxhetor për realizimin e misionit të QRKR-së. Vendimi përcakton se QRKR-ja drejtohet dhe përfaqësohet nga drejtori, i cili organizon dhe drejton veprimtarinë e QRKR-së dhe përgjigjet përpara drejtorit të përgjithshëm të IKTK-së dhe ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore. Vendimi ngarkon Ministrinë e Kulturës të propozojë ndryshimin e strukturës dhe organikës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on