Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIMiratohet marrëveshja me Kroacinë për sigurimet shoqërore

Miratohet marrëveshja me Kroacinë për sigurimet shoqërore

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, për mbrojtjen shoqërore. Zëvendësministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, në fjalën e saj theksoi se, marrëveshja është iniciuar në përputhje me eksperiencën ndërkombëtare në fushën e sigurimeve shoqërore, ku mbrojtja e emigrantëve rregullohet nëpërmjet aderimit në instrumentet ligjore ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes shoqërore, nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe ndërmjet vendeve respektive, si dhe nga legjislacioni kombëtar. Më tej, zëvendësministrja Manjani sqaroi se kjo marrëveshje konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të personave të punësuar, të vetëpunësuarit dhe punëdhënësit. Gjithashtu, rregullat koordinuese garantojnë që personat që lëvizin nga një vend në tjetrin dhe personat në varësi të tyre të ruajnë të drejtat e fituara apo që janë duke i fituar. Bashkimi i periudhave të siguruara, sipas legjislacioneve kombëtare të ndryshme, të merren në konsideratë, për të siguruar të drejtën e përfitimeve dhe llogaritjen e tyre. Në vjim, relatore për komisionin, deputetja Dasantila Tahiraj vlerësoi marrëveshjen dhe theksoi se marrëveshje të tilla duhet të vijohet të nënshkruhen edhe me shtete të tjera kudo ku punojnë shtetasit shqiptarë. Janë mbi 3 000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, që pritet të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Falë marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore, e cila do të nisë të zbatohet pas ratifikimit nga parlamentet e të dy vendeve, qytetarët nuk do të humbasin kontributet e paguara, pavarësisht se ku kanë punuar. Kroacia i shtohet kështu një sërë shteteve të tjera, me të cilat tashmë Shqipëria ka finalizuar marrëveshjet për mbrojtjen shoqërore, që sigurojnë njohjen e ndërsjellë të kontributeve, si edhe lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve sa i përket tregut të punës, në rajon e më gjerë. Një ditë më parë, më 1 tetor, hyri në fuqi marrëveshja me Zvicrën, ndërkohë që Shqipëria zbaton marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me Turqinë, Hungarinë, Çekinë, Kanadanë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Luksemburgun, Kosovën, Austrinë dhe Belgjikën. Janë në proces ratifikimi nga palët e huaja marrëveshja me Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ