Komisioni Rregullator miratoi sot udhëzuesit për mënyrën e raportimit financiar gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Vendimi kishte si qëllim përcaktimin e një përmbledhjeje të bazës ligjore dhe kërkesave që rregullojnë financimin e fushatës zgjedhore për partitë politike ose subjektet zgjedhore, kandidatët për kryetar bashkie, kandidatët e listave shumemërore, si dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Gjithashtu, vendimi jep udhëzime për mënyrën e plotësimit të formularit tip të raportimit të financimit të fushatës zgjedhore nga partitë politike, kandidatët për kryetar bashkie, kandidatët e listave shumemërore, si dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit. Nëpërmjet shembujve konkret pasqyrohet mënyra e saktë e plotësimit të formularëve tip të raportimit financiar të fushatës zgjedhore nga partitë politike, kandidatët për kryetar bashkie, kandidatët e listave shumemërore, kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, si edhe afatet e dorëzimit. Po ashtu, në mbledhjen e sotme u miratua edhe një shtesë në udhëzimin e Komisionit Rregullator, “Për përcaktimin e rregullave për ngritjen, caktimin dhe njoftimin e vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së vetëqeverisjes vendore për zgjedhjet” të ndryshuar. Në këtë seancë publike, u miratua gjithashtu udhëzuesi i punës për Komisionet e Qendrave të Votimit për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023. Ky udhëzues është një material në ndihmë të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe trajnerëve të administratës zgjedhore për zhvillimin e trajnimeve. Në këtë material ka informacion mbi përbërjen e KQV, kushtet për emërimin, lirimin apo shkarkimin e anëtarit të KQV, mbledhjet e saj, vendimmarrja në kushte të zakonshme dhe në kushtet e vakancave të krijuara në KQV. Shpjegon detyrat dhe veprimet që kryen KQV një ditë para zgjedhjeve si dhe detyrat dhe veprimet që kryen në ditën e zgjedhjeve.
Miratohen udhëzuesit për mënyrën e raportimit financiar gjatë fushatës zgjedhore
RELATED ARTICLES