Sunday, April 20, 2025
HomeSHKENCA DHE JETA“Microsoft” 3,5 miliardë dollarë për zgjerimin e IA-së në Gjermani

“Microsoft” 3,5 miliardë dollarë për zgjerimin e IA-së në Gjermani

“Microsoft”, kompania amerikane e teknologjisë me qender në Redmond, Washington, ka planifikuar të investojë rreth 3,3 miliardë euro (3,5 miliardë dollarë) në Gjermani gjatë dy viteve të ardhshme për të zgjeruar masivisht kapacitetet e qendrave gjermane të të dhënave për inteligjencën artificiale (IA) dhe aplikacionet e kompjuterit Cloud, njoftoi sot ekzekutivi i “Microsoft”, Brad Smith. “Investimi më i madh dhe i vetëm në historinë 40-vjeçare të Microsoft në Gjermani përfshin gjithashtu një program trajnimi të IA-së me pjesëmarrjen e 1,2 milionë personave”, tha Smith gjatë bisedimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Berlin.

“Microsoft” nuk do të marrë fonde publike nga Gjermania për projektin. “Ne nuk do të marrim asnjë subvencione dhe nuk kemi kërkuar asgjë në kembim”, tha Smith në Berlin. “Fondet do të kanalizohen kryesisht në rajonin e Rhineland në Gjermaninë perëndimore, ku “Microsoft” planifikon të krijojë një zonë të re Cloud, sipas udhëheqëses së “Microsoft” në Gjermani, Marianne Janik. Zona gjithashtu ka lidhje të dhënash me shpejtësi të lartë me vendet fqinje evropiane si Belgjika dhe Holanda. Vetëm një numër i kufizuar vendesh të reja pune të përhershme do të krijohen në qendrat e reja të të dhënave. Smith, ekzekutivi i Microsoft, tha se rritja reale ekonomike do të vijë nga kompanitë e tjera duke përfituar nga shërbimet e IA-së, për t’u bërë më inovative dhe konkurruese globalisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ