Michael Bolton po shërohet nga operacioni për një tumor në tru, i cili u diagnostikua para Krishtlindjeve dhe e detyroi atë të anulojë koncertet. Në një mesazh për fansat në Facebook, këngëtari i “When A Man Loves A Woman”, 70 vjeç, tha se operacioni ishte një sukses: “Po shërohem në shtëpi, i rrethuar nga dashuria dhe mbështetja e familjes sime”. Bolton, dy herë fitues i Grammy, siguroi se do të kushtojë “kohë dhe energji” në dy muajt e ardhshëm” për t’u rikthyer dhe se pezullimi i turneut do të jetë i përkohshëm. “Të zhgënjejmë fansat ose të shtyjmë një shfaqje ka qenë gjithmonë gjëja më e vështirë për mua, por mos kini dyshime. Po punoj shumë për të përshpejtuar shërimin tim dhe për t’u rikthyer së shpejti në skenë”, theksoi Bolton