Të ardhurat nga taksat nacionale për periudhën janar-shtator  2024 u realizuan në masën 34 miliardë lekë.

Sipas statistikave të publikuar mbi treguesit fiskalë nga Ministria e Financave, të ardhurat nga ky zë rezultuan me rritje 6.4 miliardë lekë, ose 22.8% më shumë se 9-mujorin 2024.

Ky tregues është dhe 122 milionë lekë, ose 0.4% më shumë se plani për 9-mujorin 2024. Të ardhurat nga taksa nacionale parashikohen në nivelin 44.2 miliardë lekë për vitin 2024.

Ministria e Financave bën të ditur se, performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën janar-shtator 2024, reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.