Tuesday, November 26, 2024
HomePARASHIKIMI MOTITMeterologia tregon si do jetë moti, ja qarqet më të rrezikuara nga...

Meterologia tregon si do jetë moti, ja qarqet më të rrezikuara nga reshjet

Meterologia Lajda Porja në një intervistë në Ora News tregoi se si do jetë moti në vendin tonë në ditët në vijim. Porja u shpreh se gjatë natës priten vranësira ndërsa situata më problematike do paraqitet në qarkun e Shkodrës dhe Dibrës. “Ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës së reshjeve. Një ndërprerje totale e tyrë, është një situatë e përkohshme. Sot gjatë natës presim zhvillim të vranësirave duke sjellë në orët e para të mëngjesit reshje.Gradualisht pastaj do përfshihet i gjithë vendi nga reshjet.Nuk do të mungojnë edhe rrebeshet e shiut. Situata më problematike do të paraqitet në qarkun e Shkodrës dhe të Dibrës. Do ketë reshje të herëpashershme edhe ne Tiranë”, tha ndër të tjera Porja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments