Përgjatë orëve të paradites; territori Shqiptar; do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë KU më më theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare. Pas-mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave në zonat e Juglindjes KU herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu; Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime NDERSA me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 36°C pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.