Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMeta do të paguajë 725 milionë dollarë për Analytica

Meta do të paguajë 725 milionë dollarë për Analytica

Kompania Meta do të paguajë 725 milionë dollarë për të zgjidhur mosmarrëveshjen në të cilën akuzohet se ka lejuar Cambridge Analytica dhe palë të tjera të treta të aksesojnë informacionin privat të miliona përdoruesve. Sipas mediave amerikane, ky është një nga zgjidhjet kryesore në një çështje privatësie. Cambridge Analytica ishte një firmë konsulente britanike, më 2 maj 2018 shpalli falimentimin për shkak të skandalit në të cilin ishte përfshirë në manipulimin e të menduarit të votuesve me propagandë të fshehtë elektorale në favor të Trump në zgjedhjet presidenciale të 2016 në SHBA dhe referendumit ”pro Brexit”. Sipas mediave amerikane, kompania ka përdorur të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të Facebook-ut, pa autorizimin e tyre, nga studiuesi i jashtëm Aleksandr Kugan, i cili pretendonte se i kishte mbledhur ato për qëllime akademike. Si përgjigje, Facebook ndaloi Cambridge Analytica nga reklamat në platformën e saj. The Guardian kishte raportuar se Facebook kishte dy vjet që dinte për këtë shkelje të sigurisë, por nuk kishte bërë asgjë për të mbrojtur përdoruesit e saj. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments