“Meta” njoftoi se ka penguar operacionin më të madh të ndikimit të fshehtë online, një fushatë që synonte promovimin e interesave të Kinës dhe diskreditimin e kundërshtarëve të saj, përfshirë SHBA-në. Operacioni, sipas gjigantit të teknologjisë, ka rezultuar kryesisht i pasuksesshëm, pavarësisht se përfshin mijëra llogari në më shumë se 50 aplikacione, duke përfshirë rreth 7700 nga filialet e saj si Facebook dhe Instagram, YouTube, TikTok, Reddit, Pinterest dhe X (ish- Twitter). “Meta” tha në një raport se fushata e njohur në komunitetin e sigurisë si “Spamouflage”, daton në vitin 2019 dhe ishte e lidhur me individë të lidhur me agjencitë ligjzbatuese kineze. Rrjeti kinez, i menaxhuar nga operatorë të shpërndarë në të gjithë vendin, nxiti komente pozitive për “Dragone” dhe kritika ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe politikave të jashtme të vendeve perëndimore. Shumë prej llogarive u zbuluan dhe u çaktivizuan nga sistemet e automatizuara të “Meta”, gjë që ka të ngjarë të çojë në postimin e komenteve në platforma më të vogla dhe në kërkimin e përforcimit të përmbajtjes në shërbime më të mëdha online. “Ne nuk gjetëm asnjë provë se ky rrjet ka arritur një angazhim thelbësor midis komuniteteve të vërteta në shërbimet tona”, tha Meta. Kjo është hera e shtatë në gjashtë vjet që kompania e Mark Zuckerberg ndërhyn për të neutralizuar një rrjet ndikimi nga Pekini.
“Meta” çaktivizon rrjetin më të madh të ndikimit kinez në internet
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on