Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEARSIMMësonjëtorja e parë shqipe

Mësonjëtorja e parë shqipe

Muzeu Historik Kombëtar publikoi sot online, fakte historike mbi shkollën e parë shqipe, zanafilla e Ditës së Mësuesit. Më 7 mars të vitit 1887 u hap në Korçë Mësonjëtorja e parë kombëtare shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri, patriot e veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Edhe pse në kushte të vështira, Mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin lidhet me dëshirën e zjarrtë të tyre për të përhapur dijen në mesin e popullit. Rilindasit dhe patriotët shqiptarë u bënë gjithashtu nismëtarë për hartimin e teksteve të para shkollore për nxënësit shqiptarë. Ata punuan me përkushtim edhe për pajisjen e shkollës me mjetet e duhura didaktike. Nxënësit që mësuan në këtë shkollë kombëtare u edukuan me frymën e patriotizmit. Ata u bënë pasuesit e denjë të ideologjisë kombëtare dhe luftëtarë të devotshëm në luftën për liri dhe pavarësi. Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar. Për shkak të sundimit osman, deri në këtë periudhë, mësimdhënia ne gjuhen shqipe, kryhej në mënyrë të fshehtë. Që nga ajo ditë, 7 marsi njihet si Dita e Mësuesit dhe kremtohet nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments