Varret monumentale të Idromenos dhe Marubit do t’i nënshtrohen restaurimit. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin e ndërhyrjes konservuese dhe restauruese në varrin monumental të piktorit dhe fotografit Kolë Idromeno dhe të varrit monumental të familjes Marubi, në Varrezat e Rrmajit në Shkodër. Pastrimi, konsolidimi, rimodelimi dhe plotësimi i elemeneteve dekorative që mungojnë, janë disa nga ndërhyrjet që do të kryhen. Synimi është të ruhen këto monumente simbolike, ku prehen disa nga figurat më të shquara të arteve pamore shqiptare.