Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMerimanga,kërcënon fermerët në disa zona të Lushnjës e Divjakës

Merimanga,kërcënon fermerët në disa zona të Lushnjës e Divjakës

Për shkak të thatësirës dhe të temperaturave të larta, ditët e fundit është rritur numri i rasteve të pickimeve nga merimangat dhe nga gjarpërinjtë në disa zona të Lushnjës e Divjakës. Mjekët toksikologë të spitalit rajonal në Lushnje thonë se rastet janë të larta dhe mbi 10 persona paraqiten në urgjencë për të marrë ndihmën e parë. Në zonat e Divjakës, Grabjanit dhe Tërbufit janë hasur më tepër raste të pickimeve. Orët e mëngjesit janë më të rrezikshme, ku në tokat bujqësore, merimanga e quajtur “vejusha e zezë” rri fshehur, ndaj duhet të vishen çizme për t’u mbrojtur nga këmbët. Fermerët janë dhe personat më të ekspozuar dhe rrezikuar nga pickimi i insekteve gjatë punëve në bujqësi. Mjekët u bëjnë apel qytetarëve që të bëjnë kujdes, pasi helmi i tyre bëhet më toksik për shkak të temperaturave të larta. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments