Wednesday, March 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMEPJ: Të respektohen ligjet për hyrjen në vend të shtetasve të huaj...

MEPJ: Të respektohen ligjet për hyrjen në vend të shtetasve të huaj pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme

Në Shqipëri çdo vit organizohen aktivitete ndërkombëtare kulturore/artistike/sportive, ku marrin pjesë përfaqësues nga vende të ndryshme të botës. Në një njoftim për shtyp Ministria për Evropën dhe punët e Jashtme bën të ditur se mirëpret dhe mbështet çdo aktivitet që e bën vendin tonë qendër të shkëmbimit kulturor/sportiv dhe promovon vlerat tona kombëtare. Në funksion të mbarëvajtjes së këtyre aktiviteteve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme fton organizatorët të informohen dhe të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi, për hyrjen në territorin shqiptar të shtetasve të huaj pjesëmarrës në eventet e planifikuara. Bazuar në Ligjin nr. 79/2021 “Për të huajt”, shtetasit e huaj që i nënshtrohen regjimit të vizave për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, edhe për nënllojin e vizës C- Për motive shkencore, kulturore, sportive dhe humanitare kanë detyrimin të aplikojnë për vizë në platformën: https://e-visa.al/. Që nga momenti i aplikimit online (i cili përfshin edhe pagesën sipas ligjit), procesi i vlerësimit të aplikimit për vizë zgjat 5 deri 15 ditë, dhe deri 30 ditë për raste përjashtimore. Për këtë arsye, të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë për pajisjen me vizë në një kohë të mjaftueshme që mund të lejojë udhëtimin e tyre sipas rregullave. Vetëm pas miratimit të vizës pullë ose elektronike shtetasi i huaj mund të udhëtojë për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pas marrjes së vizës, shtetasit e huaj (me përjashtim të rasteve të azilkërkimit), duhet të paraqiten në pikën e kalimit kufitar me: Një dokument udhëtimi (pasaportë) të njohur nga Republika e Shqipërisë, me një afat vlefshmërie të paktën 3 muaj para datës së përfundimit të qëndrimit të lejuar të ligjshëm në territor dhe vizë hyrëse të vlefshme, nëse kërkohet, ose të jetë i pajisur me leje të vlefshme qëndrimi, të lëshuar nga autoriteti kompetent shqiptar ose të lëshuar nga vende të tjera dhe të njohur nga Republika e Shqipërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ