Saturday, October 19, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMemorandum bashkëfinancimi për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut

Memorandum bashkëfinancimi për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut

Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Ceku vlerësoi lokalitetin arkeologjik të Dresnikut si pasuri kombëtare e ndërkombëtare. Ai tha se ky lokalitet përmes materialit origjinal të zbuluar dëshmon mbi ekzistencën e jetës nga shekujt 2 dhe 3 për të vazhduar me periudhën e vonshme romake. Çeku u shpreh i lumtur që Dresniku është një nga gjashtë projektet që do të financohen nga fondi i ambasadorit të SHBA-së. Projekti i titulluar “Ruajtja e lokalitetit arkeologjik të Dresnikut” është një nga gjashtë projektet nga rajoni i Evropës dhe Euro-Azisë për t’u financuar nga Fondi i Ambasadorit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jefrey Hovenier u shpreh i kënaqur për nënshkrimin e këtij memorandum bashkëpunimi, derisa potencoi se ky investim do të tërheqë vizitorë të shumtë dhe do të forcojë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ministri Çeku njoftoi se shumë shpejt do të mundësohet qasja e publikut në lokalitet dhe prezantimi i dëshmive materiale, përfshirë edhe mozaikun e jashtëzakonshëm. Lokaliteti arkeologjik i Dresnikut gjendet në fshatin Dresnik i Poshtëm, rreth 1.5 km në lindje të qytetit të Klinës dhe shtrihet në mes të fshatit dhe lumit Drini i Bardhë. Gjate gërmimeve të viteve 2012-2015, janë identifikuar disa monumente arkitekturore prej të cilave veçohet Aula me përmasa të mëdha. Kjo lloj Aule mund t’i përkasë vetëm pallateve të asaj kohe. Përveç madhësisë se objektit, ky monument veçohet për shkak të dyshemeve të tëra të mozaikut polikrom.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments