Nuk do të lejoj që Italia të bëhet kampi i refugjatëve të Evropës, tha sot kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni në samitin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork. Kryeministrja e ekstremit të djathtë Meloni tha se nuk do ta linte vendin të shndërrohej në ‘kampin e refugjatëve të Evropës’. Deklarata e Melonit vjen pasi mijëra njerëz kërkuan strehim dhe zbarkuan në bregun e Italisë. “Fluksi i refugjatëve ka bërë gjithashtu që Franca të forcojë kontrollet në kufirin e saj me Italinë”, raportoi “The Guardian”. Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Giorgia Meloni tha se numri i madh i migrantëve që mbërriti në Lampedusa e kishte vënë Italinë ‘nën presion të jashtëzakonshëm’. Lampedusa është një ishull i vogël siçilian që për vite ka qenë porti i parë i thirrjes për njerëzit që kalojnë një pjesë të rrezikshme të Detit Mesdhe nga Afrika e Veriut. Meloni vizitoi të dielën ishullin e Lampeduzas së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Gjatë vizitës, Meloni tha se ‘E ardhmja e Evropës është në rrezik’ nëse vendet e BE-së nuk punojnë së bashku për të gjetur ‘zgjidhje’. “Emigracioni i parregullt është një sfidë evropiane që ka nevojë për një përgjigje evropiane”, tha Meloni.