Zonja e parë hezitoi herën e parë deri në atë pikë sa zgjodhi të largohej nga Uashingtoni, si dhe zgjodhi një profil të ulët, veçanërisht pas telasheve ligjore të burrit të saj dhe me çdo detaj të marrëdhënieve të tij me gratë e tjera si ajo me yllin e pornos, Stormy Daniels.
Shtëpia e Bardhë ishte si një burg për ish-modelen sllovene, e cila u nis për të pushtuar Nju Jorkun si vajzë, dhe në shumë rrethana e bëri gjuhën e saj të trupit të fliste për të dhe për natyrën e marrëdhënies së saj me bashkëshortin.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që Melania nuk do të shfrytëzojë rastin këtë herë për të kaluar pragun në ”16000 Pensylvania Avenue” me një qëndrim tjetër.
Nëse zgjedhjet e stilit thonë diçka, zgjedhja e Melanias për natën e zgjedhjeve tashmë shënon një pikënisje ose një rifillim: në Palm Beach ajo doli në skenë e veshur me një kostum gri nga Dior.
Shumë elegante dhe me një prerje tejet të rafinuar, por edhe disi e ashpër, sidomos në ngjyrë, sigurisht me një pamje shumë të matur.
Në termat e rrobaqepsisë është një veshje e përjetshme: është një model nga linja Bar, krijuar nga Christian Dior në 1947 për koleksionin e parë “New Look”.
I riinterpretuar ndër vite nga drejtues të ndryshëm krijues të maison-it, ky version karakterizohet nga një xhaketë me shpatulla të buta, një bel të ngushtë dhe forma të rrumbullakosura që theksojnë ijet, kombinuar me një fund që bie poshtë gjurit.
Prandaj nuk ka asnjë të kuqe të zjarrtë për mbrëmjen e fitores, as dekolte apo linja të buta dhe sensuale në një mënyrë të dukshme.
Make up-i është gjithashtu i guximshëm, por jo i ndezur.
Dhe pastaj ato fjalë nga presidenti i zgjedhur: “Gruaja ime punon shumë për të ndihmuar njerëzit”.
Nuk është ende e qartë se sa kohë do të zgjedhë Melania të kalojë në Uashington për herë të dytë si Zonjë e Parë.
Nëse gjatë fushatës agresive elektorale të Trump, Melania mbeti larg tubimeve dhe parullave nxitëse, ajo donte të fliste për një temë dhe bëri zhurmë: të drejtat riprodhuese dhe aborti.
Ndoshta çështja më delikate për platformën e këtij ‘Trump 2”’, e ndarë ashtu siç ishte gjatë garës nga presioni i pro jetës dhe nevoja për t’u përballur me sfidën e ashpër të Kamala Harrisit.
“Është jetike të sigurohet që gratë të kenë autonomi për të vendosur preferencën e tyre për të pasur fëmijë, bazuar në bindjet e tyre, të lira nga çdo ndërhyrje apo presion i qeverisë”, sipas saj.
Ndërkohë, në Shtëpinë e Bardhë duket e sigurt se Barron, djali tashmë 18-vjeçar i çiftit, nuk do të kthehet më.
Melania ka postuar në Twitter një foto të djalit duke ushtruar të drejtën e tij për të votuar për herë të parë.
Ishte edhe për ta mbrojtur atë që si Zonjë e Parë ishte larguar nga kryeqyteti.