Me vendim të Këshillit të Ministrave është mbyllur shkolla jopublike turke “Mehmet Akif Ersoy”, për të cilën në media u përfol se kjo ndodhi si pasojë e kërkesës së Erdogan për të mbyllur shkollat e themeluar nga organizata e Gylen. Por ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka hehdur poshtë këtë argument duke sqaruar edhe arsyet e mbylljes së shkollës jopublike. Ministrja Kushi sqaron se spekulimet nuk anë të vërteta, por arsyet e mbyllës së shkollës kanë ndodhur si pasojë e mosplotësimit të kritereve ligjore dhe fillimit të procesit mësimor 2022-2023 në ambiente të pa miratuara nga Ministria e Arsimit. “Nisur nga interesimi dhe spekullimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë. Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet. Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit. Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekullimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi. Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillimviti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike”,https://lajme.rtsh.al/artikull/mbyllja-e-shkolles-jopublike-mehmet-akif-ersoy-kushi-nuk-ka-plotesuar-kriteret-ligjore
“Mehmet Akif Ersoy”: Nuk ka plotësuar kriteret ligjore
RELATED ARTICLES