Saturday, October 19, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTMedalje e artë, mundësi Dudaev shpallet Kampion Europe

Medalje e artë, mundësi Dudaev shpallet Kampion Europe

Mundësi Islam Dudaev shpallet Kampion Europe. Lajmi bëhet i ditur nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. “Një ndeshje e shkëlqyer e mundësit të ekipit kombëtar”, thuhet në njoftimin në rrjetet sociale të KOKSH-it. Islam Dudaev, i cili përfaqëson Shqipërinë në Europianin e Mundjes në Bukuresht, arriti të fitojë medaljen e artë në stilin e lirë, për peshën deri në 65 kilogramë, duke mposhtur rusin Gadzhimurad Rashidov dhe duke ngritur lart flamurin kuqezi. Dudaev në ndeshjen e parë mposhti turkun Toprak, me rezultatin 6-3. Në garën me rumunin Coman, Dudaev e dominoi përballjen në tapet duke marrë rezultatin 8-1. Në ndeshjen e tretë Dudaev fitoi pastër me francezin Arsamerzouev, me rezultatin 4-0.

Ndërsa ndeshja që i siguroi finalen ishte ajo ndaj mundësit nga Azerbajxhani, të cilën e fitoi me rezultatin 3-1. Rezultatet fantastike të Dudaev janë sinjale premtuese për medaljen e parë Olimpike të Shqipërisë në Paris 2024. Nesër është radha e mundësit tjetër kuqezi, Zelimkhan Abakarov që do të kërkojë një tjetër medalje të artë të dielën për përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë Europian, pas 3 fitoreve radhazi: Ndeshja 1: Zelimkhan Abakarov ALB vs Mezhlum Mezhlumyan ARM 9-0; Ndeshja 2: Zelimkhan Abakarov ALB vs Shota Phartenadze GEG 7-5; Ndeshja 3 Zelimkhan Abakarov ALB vs Niklas Stechele GER 10-0.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments