Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMë shumë vende evropiane marrin qytetarët e tyre nga Izraeli

Më shumë vende evropiane marrin qytetarët e tyre nga Izraeli

Disa vende të tjera evropiane kanë njoftuar se do të ndihmojnë qytetarët e tyre që të largohen nga Izraeli dhe Territoret Palestineze duke organizuar fluturime. Holanda do të marrë rreth 200 qytetarë nga Izraeli me një avion ushtarak. ”Avioni tregtar – i cili mund të akomodojë 270 persona – u vendos të ulet në Tel Aviv sot pasdite”, tha Ministria holandeze e Mbrojtjes. Ministria e Jashtme daneze tha se po punonte për organizimin e fluturimeve speciale për të lejuar qytetarët danezë dhe banorët e përhershëm të fluturojnë me shpenzimet e tyre. ”Oferta për ditët në vijim është vullnetare”, thuhet në njoftim. Norvegjia, në bashkëpunim me kompaninë ajrore ”Norwegian”, planifikon të ofrojë një fluturim special nga Tel Avivi në Oslo sot në mbrëmje. Suedia tha se po punonte me vendet partnere për të ofruar mënyra që qytetarët e saj të largoheshin nga ajri. Ministria e Jashtme vlerëson se 3 000 persona me lidhje me Suedinë janë në Izrael dhe rreth 800 në Territoret Palestineze. Vende të tjera, si SHBA dhe BM thanë se qytetarët e tyre duhet të mbështeten në opsionet komerciale për t’u larguar, edhe pse linjat ajrore po anulojnë fluturimet dhe vendet e disponueshme po mbushen shpejt. Ministria e Jashtme gjermane njoftoi të martën në mbrëmje se ”Lufthansa” do të ofrojë disa fluturime speciale për gjermanët që kërkojnë të largohen nga Izraeli këtë të enjte dhe të premte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments