Wednesday, March 19, 2025
HomeSOCIALEKOSOVA100 trupa shtesë në Kosovë

100 trupa shtesë në Kosovë

Ministri slloven i Mbrojtjes, Marjan Sarec, konfirmoi para takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s se vendi i tij do të dërgojë 100 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it pas tensionimit të situatës në veri të vendit. Aktualisht KFOR numëron 4700 trupa nga 27 vende anëtare të NATO-s, me 200 prej tyre që kanë mbërritur ditëve të fundit nga Britania e Madhe. Gjermania dhe Rumania janë shtetet e tjera që kanë paralajmëruar se do të dërgojnë trupa shtesë në Kosovë. Sarec u shpreh se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Slloveninë prandaj edhe është marr vendimi për shtimin e trupave sllovene në Republikën e Kosovës. “E dimë që në mandatin e kaluar, qeveria e kaluar e zvogëloi praninë në Kosovë, ne tani e kemi rritur përsëri, dhe po e rrisin atë dhe vendimin e qeverisë për ta rritur deri në 100 ushtarë. Ushtarët sllovenë janë atje mbi të gjitha si forca paqeruajtëse dhe sigurisht që Ballkani Perëndimor është prioriteti i Sllovenisë dhe për këtë arsye ne po rrisim edhe praninë atje”, deklaroi Sarec. Në orët e para 24 shtatorit, persona me veshje ushtarake sulmuan policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ngjarja është cilësuar si agresion dhe terrorist nga autoritetet në Kosovë mbrapa së cilës është Serbia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ