Tuesday, February 18, 2025
HomeSOCIALEMë shumë se gjysmë milionë tonë drithëra eksportohen nga Ukraina 

Më shumë se gjysmë milionë tonë drithëra eksportohen nga Ukraina 

Më shumë se gjysmë milionë tonë drithëra janë eksportuar nga Ukraina përmes Detit të Zi që prej fillimit të muajit gusht, bëri të ditur sot Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). OKB-ja tha që 36 kalime anijesh janë aprovuar që kur Ukraina, Rusia, Turqia dhe OKB-ja ranë dakord për hapjen e rrugëve të lundrimit në Detin e Zi në fund të muajit të kaluar, ndërsa shtoi se 21 anije të tjera janë larguar nga Ukraina drejt Bosforit, kurse anije kanë kaluar tashmë Ngushticën dhe po lundrojnë drejt vendit të shkatërruar nga lufta. Gjithësej, 27 anije transporti janë inspektuar në Turqi, sikurse përcaktohet në marrëveshjen e arritur. Më shumë se 20 milionë tonë drithëra llogaritet të jenë bllokuar në Ukrainë që kur Rusia sulmoi fqinjin e saj në fund të shkurtit, duke bllokuar portet e vendit. Më shumë se një e katërta e të gjitha ngarkesave me grurë deri tani janë destinuar për në Turqi, 22% për në Iran dhe në Korenë e Jugut, 8% për Kinën dhe 6% për Irlandën, njoftoi OKB. Anija e parë u nis sot drejt Xhibutit në Afrikën Lindore në emër të OKB-së. Deri më tani, pak më shumë se 560 mijë tonë produkte drithërash, kryesisht grurë, drithë dhe luledielli. OKB-ja i druhet pakësimit të produkteve ushqimore dhe prekjen nga uria të pjesëve të varfëra të botës, nëse Ukraina nuk arrin të eksportojë drithërat e saj për shkak të luftës.http://ata.gov.al/2022/08/16/okb-me-shume-se-gjysme-milione-tone-drithera-eksportohen-nga-ukraina/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ