Sunday, May 12, 2024
HomeAKTUALITETMë shumë orë me diell apo shi? Mësoni ‘surprizat’ e kësaj jave...

Më shumë orë me diell apo shi? Mësoni ‘surprizat’ e kësaj jave me motin

Ka nisur kjo javë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që ,moti i kthjellët të jetë prezent jo vetëm në kryeqytet por pothuajse në të gjithë territorin shqiptar, të paktën deri në mesin e javës.

Deri ditën e mërkurë do të kemi intervale të gjata me kthjellime, vranësira të lehta dhe kalimtare ndërkohë termometri do të ngjitet në 36 gradë. Megjithatë, edhe bregdeti do të regjistroje nga 32 në 34 gradë, zonat malore lehtësisht mbi 30 gradë.

Dita e enjte dhe e premte do të sjellë vranësira më të shpeshta në territor, do të sjellë një freskim të lehtë të motit ku presim rënie me një apo dy gradë Celsius, sërish fundjava do të rrisë temperaturat deri në 35 gradë.

 Ditën e shtunë pra do të kemi vranësira të dendura, shira të dobët kryesisht në zonat veriore dhe disa zona në qendër mbeten bregdeti nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, por pa reshje.

Për sa i përket rajonit, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut ndodhen nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent. Në Kosovë do të jetë i kthjellët deri në mesjavë, dita e enjte dhe e premte do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara, termometri në Kosovë do të ngjitet në 35 gradë Celsius, në Prizren.

Për sa i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut, moti i kthjellët deri ditën e enjte dhe  të premte do të kemi shpeshtim të vranësirave, reshje lokale kryesisht në zonat kufitare me Shqipërinë, ndërkohë Shkup[i do regjistrojë vlerat më të larta deri në 35 gradë. Edhe në rajon parashikohet në fakt që gjatë kësaj jave të jetë në ndikimin  e motit të qëndrueshëm ku do të kemi më shumë orë me diell dhe më pak vranësira dhe reshje.

Parashikimi i motit, MeteoAlb!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments