Pas pandemisë, më shumë turq duan të udhëtojnë përsëri në Evropën Perëndimore. Por vetëm disa marrin vizë. Cilat janë problemet e tyre me vizat? Shtëpia në Holandë për pushime ishte e prenotuar, frigoriferi në shtëpi në Gelsenkirchen ishte plot, madje ishte porositur edhe birra e preferuar e motrës dhe kunatit. Sepse në vend të një udhëtimi në Turqi, mësuesja Yagmur Aslan kishte ftuar motrën Adalet dhe bashkëshortin e saj Arifin në shtëpinë e saj këtë verë për shkak të shtatzënisë. “Ne ishim jashtëzakonisht të lumtur që do vinin”, thotë ajo. Ndaj zhgënjimi ishte edhe më i madh kur Yagmur Aslan zbuloi se motra dhe kunati i saj nuk mund të merrnin vizë për udhëtim. Në njoftimin e refuzimit, departamenti i vizave i ambasadës gjermane në Ankara shkruante: “Ka dyshime të arsyeshme se nuk do të largoheni nga territori i shteteve anëtare përpara skadimit të vizës”. “Marrëzi!” thotë Yagmur Aslan. “Adalet dhe Arifi janë mësues, kanë lidhje të forta me Turqinë, kanë shtëpinë e tyre dhe donin të vinin në Gjermani vetëm për tre javë.” Sipas saj, gjithçka ishte bërë në mënyrë korrekte: në Gjermani, familja Aslan dorëzoi pranë autoriteteve të emigracionit të gjitha dokumentet që kërkoheshin për të mundësuar lëshimin e vizës, ishte dhënë edhe një lloj garancie për vizitorët. Garancia ishte dërguar në Turqi. Motra i dorëzoi deklaratën garantuese një kompanie që pranon aplikime për viza në emër të ambasadës gjermane – së bashku me shumë dokumente të tjera të domosdoshme. Të dy kanë paguar edhe tarifat e përpunimit dhe të vizave. “Por të gjitha përpjekjet ishin të kota”, tha Yagmur Aslan. https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615257
Më pak viza Shengen për shtetasit e Turqisë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on