Procesi i regjistrimeve për nxënësit e klasave të 1-a dhe të 10-ta u mbyll këtë të enjte (25 gusht). Edhe pse ashtu siç do vit prindërit synuan shkollat popullore e me traditë, regjistrimi online përmes portalit e- Albania e kufizoi mundësinë e tyre për të përzgjedhur. Në fazën e parë, nxënësit u regjistruan vetëm në ato institucione arsimore që u nxirrte sistemi, duke respektuar plotësisht kriterin e vendbanimit. Në shkollën 9-vjeçare “Edith Durham“ figuronin të regjistruar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm 164 nxënës, numër ky që përkthehet në 5 klasa të para. Në fazën e dytë të regjistrimeve në muajin gusht u bënë tolerime. Përmes portalit e-Albania u lejuan kërkesa për regjistrim në shkolla që ndodheshin larg zonës së banimit, por të shoqëruara me një arsye të fortë. Në shkollën “Edit Durham“ për këtë vit janë bërë vetëm 15 regjistrime për raste të veçanta. Por çfarë do të ndodhë nëse për arsye të ndryshme prindërit nuk kanë mundur të regjistrojnë fëmijën e tyre në klasë të parë. Këtë të enjte u mbyll regjistrimi për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, por procesi vijon për regjistrimin e fëmijëve në klasat e tjera.https://lajme.rtsh.al/artikull/mbyllet-procei-i-regjistrimit-ne-shkolla-dervishaj-tolerime-vetem-per-raste-te-vecanta