Wednesday, March 26, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTMbrojtësi i kombëtares firmos me “Ascolin”

Mbrojtësi i kombëtares firmos me “Ascolin”

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Kevin Haveri është zyrtarisht një futbollist i “Ascolit” në Seria B të Italisë. Haveri ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën bardhezi. Transferimi i tij tek “Ascoli” është në formën e huazimit. Mbrojtësi është në pronësi të “Torinos” në Seria A. Haveri u ble në fillimi të këtij sesioni të merkatos verore nga “Torino”, ku firmosi një kontratë, që do ta mbajë të lidhur me klubin “granata” deri në vitin 2026. Por, klubi torinez për ti dhënë më për t’u aktivizuar dhe rritur profesionalisht vendosi që mbrojtësin kuqezi ta transferojë për një sezon në formë huazimi në Seria B, tek klubi i “Ascolit”. Klubi bardhezi i ka dhënë mirëseardhjen në shqip futbollistit të kombëtares kuqezi. “Mirëserdhe Kevin Haveri!”, shkruan klubi italian në shqip. Më tej vijon njoftimi në Italisht. “‘Ascoli’ njofton se ka blerë në formë huazimi shërbimet e Kevin Haverit nga ‘Torino FC’ në mënyrë të përkohshme. Shqiptari nga Shkodra, Haveri ka lindur më 18 shtator 2001. Ai është një mbrojtës i majtë 191 cm i gjatë, i fortë fizikisht dhe me eksperiencë në radhët e ‘Riminit’, skuadër për të cilën luajti për dy vite. Më parë ka veshur fanellat e ‘Mantovës’, me të cilën ka fituar ngjitjen në Serie C dhe “Campodarsego””, njofton Ascoli. I dalë nga moshat e “Mantovës”, Haveri ka qenë pjesë edhe e “Riminit”, ekip me të cilin u ngjit në Serie C duke bërë paraqitje fantastike, që ranë në sytë e vëzhguesve të “Torinos”. Haveri ka luajtur tri ndeshje me moshat e Shqipërisë, teksa në një rast u grumbullua edhe nga Kombëtarja A, por pa mundur të debutojë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ