Nicholo Machiavelli, një nga analistët më famëkeq, që politika ka njohur, shpjegon në këtë ese një numër temash, përfshirë se si të organizojmë një komplot të suksesshëm, ose se si të ruhemi prej tij, se si një popull i korruptuar e ka shumë të vështirë të ruajë lirinë dhe se si një popull i pakorruptuar është i aftë të refuzojë dhuratat nga politikanët ambiciozë që duan pushtet me çdo kusht, pasi këto dhurata paguhen me lirinë e tyre. Duke analizuar historinë, ai u rekomandon njerëzve të jenë racionalë në veprimet e tyre politike, por, gjithashtu, vëren se një tiran i meriton të gjitha sharjet, ndërsa një themelues republike i meriton të gjitha lavdërimet. Pikërisht këto ese vijnë në shqip për herë të parë. Njw libwr me ese qw nuk vlen vetwm pwr ata qw I dedikohen Shkencave politike, qeverisjes, lidershipit apo diplomacisw, por edhe pwr dashamirwsin e librit qw dwshiron tw lexojw mbi komplotetet dhe situatat qw mund t’i flasin ambientit profesional tw kujtdo. Titulli: Mbi komplotet dhe ese të tjera Autori: Niccolò Machiavelli Shqipëroi: Gjergj Erebara Origjinali: Esetë janë shkëputur nga Discorsi sopra la prima Deca di Tito Livio Kategoria: Filozofi Botues: Shtëpia e Librit F. 136; Viti: 2022 Ky libër është në gjuhën shqipe dhe kushton 600 lekë.