Mbi 7 mijë aplikime për shërbimet e Kadastrës përmes e-Albania

0
13

Mbi 7 mijë aplikime vetëm për shërbimet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë kryer në portalin e-Albania nga data 3-20 korrik. Shërbimet më të përdorura janë aplikimet për lëshim certifikate pronësie, lëshim vërtetimesh, lëshim kopje kartele të pasurisë. Kërkesat për shërbime kadastrale pranohen vetëm online, nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania” dhe sistemeve elektronike të regjistruara si baza të të dhënave shtetërore. Me dërgimin e kërkesës për shërbime kadastrale, ajo regjistrohet në mënyrë automatike në regjistrin elektronik të kërkesave dhe trajtohet nga drejtoria/zyra vendore e ASHK-së, sipas kompetencave të përdoruesve të brendshëm të bazës shtetërore të të dhënave kadastrale. Në varësi të llojit të shërbimit kadastral, kërkesa shoqërohet me dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor. Ky i fundit ngarkohet me nënshkrim elektronik kur përcillet nga institucionet shtetërore dhe si kopje elektronike kur përcillet nga kërkuesi vetë apo nëpërmjet përfaqësuesit të tij. atsh