Biblioteka e Lushnjës është kthyer në qendrën më të rëndësishme të aktiviteteve letrare në qytet. Ambientet e reja pas rikonstruksionit po shfrytëzohen për promovimet e librave nga autorë të ndryshëm por edhe nga institucionet arsimore të cilët shfaqin interes për të afruar nxënësin me librin. Sipas bibliotekares Luljeta Vodo, këtë vit është dyfishuar numri i lexuesve, ajo thotë se në sektorin e të rriturve janë shtuar lexuesit e rinj.
Nisma të lexojmë bashkë përrallat, është një ndër aktivitetet që zhvillohet në Bibliotekën e Lushnjës , interesi i kopshteve për të qenë në ambientet e kësaj bibliotekë është rritur. Sula thotë se prindërit dhe edukatorët njihen çdo ditë me librat me tematikë për fëmijët dhe përzgjedhin përrallen që duan të dëgjojnë.
Biblioteka e Lushnjës është pasuruar edhe nga prurje të reja botimesh, shumë autorë kanë dhuruar libra në gjuhën shqipe por edhe në gjuhë të huaja. Në këtë institucion gjenden gjithashtu të gjitha librat e programeve mësimore, si dhe çdo botim i autorëve të qytetit.