Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) zhvilloi takimin me temë: “Rinia dhe Diversiteti – Roli i Administratës Publike dhe Punësimet e të Rinjve”. Në takim morën pjesë Milva Ekonomi, ministër Shteti për Standardet dhe Shërbimet, Kleina Kasanai, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Geldi Belba, koordinator projekti. Diskutimi me të rinjtë e Kongresit Rinor Kombëtar iu referua kryesisht reformës dhe sfidave në Administratën Publike dhe se sa e hapur është kjo e fundit ndaj nevojave të të rinjve dhe diversitetit. Ministrja Ekonomi, u shpreh se “qeveria shqiptare tashmë i ka krijuar të gjitha hapësirat e nevojshme për angazhimin e te rinjve në administratën publike dhe se veç meritokracia, rezultatet e larta të arritura gjatë studimeve, e përgatitja e duhur akademike janë baza e çdo aplikimi të suksesshëm.” Nga të dhënat e DAP tregohet se sot janë punësuar në administratën publike mbi 600 studentë ekselentë, 434 prej të cilëve mbas konkurrimit kanë fituar statusin e nëpunësit civil. “Më vjen mirë që Tirana këtë vit si kryeqyteti europian i rinisë ja ka dalë të zhvillojë aktivitete të panumërta dhe i ka dhënë zë të rinjve, që realisht të besojnë se e ardhmja pavarësisht sfidave është këtu në Shqipërinë tonë Europiane”, u shpreh ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, në një postim online. Në përfundim të aktivitetit, të rinjtë drejtuan pyetje dhe më pas vizituan ekspozitën “Ukraina në 10 orë” nga Ben Blushi. Ekspozita e hapur prej disa javësh në COD, rrëfen përmes artit të fotografisë, të vërtetat e një lufte që ende vazhdon.https://ata.gov.al/2022/09/21/mbi-600-studente-ekselente-te-punesuar-ne-administraten-publike/
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on