Qeveria miratoi sot një shtesë fondi në buxhetin e Ministrisë së Kulturës, për vitin 2023, për financimin e projektit teknik të ndërhyrjes emergjente në objektin “Ura e Matit”, monument kulture, kategoria I. Në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2022, për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: Ministrisë së Kulturës, në buxhetin e vitit 2023, në programin “Trashëgimia kulturore dhe muzetë”, t’i shtohet fondi prej 57 515 644 (pesëdhjetë e shtatë milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e katër) lekësh në shpenzime kapitale, për financimin e projektit teknik të ndërhyrjes emergjente në objektin, Monument Kulture, kategoria I “Ura e Matit”. Ky fond përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2023. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi. atsh
Mbi 57 milionë lekë për ndërhyrje në “Urën e Matit”
RELATED ARTICLES